Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mban lart krenarinë shqiptare në Europë, Teuta turpërohet nga një ekip amator, humbje edhe për Partizanin e Vllazninë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditë zhgënjyese për ekipet shqiptare që marrin pjesë në turin e dytë të Conference League, pasi vetëm Laçi ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.

Kurbinasit edhe pse jo favoritë arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0 Univ.Craiova të Rumanisë, me golin që u shënua nga Zarubica në minutën e 36-të.

Kampionët e Teutës janë turpëruar nga një ekip amator i Andorrës, pasi në “Niko Dovana” u mposhtën me rezultatin 0-2 nga Inter Escaldes.

Edhe Partizani është mposhtur në Zvicër ndaj Baselit me rezultatin 3-0, në një ndeshje që u vendos nga episode, me të kuqtë që zhvilluan një ndeshje në nivel të kënaqshëm.

Humbje edhe për Vllazninë në Qipro ndaj AEL Limasol, me kuqeblutë që humbën minimalisht me rezultatin 1-0.

Javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e kthimit, me Laçin dhe Vllazninë që kanë shanse për t’u kualifikuar, ndërsa e vështirë do të jetë për Teutën dhe Partizanin.

Më shumë

spot_img
spot_img