Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

CONFERENCË LEAGUE/ Laçi bën historinë dhe kalon në turin e tretë, Partizani nuk ia del ndaj Baselit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekipet shqiptare kanë luajtur ditën e sotme ndeshjet e kthimit të vlefshme për turin e dytë të Conference League, me Laçin që ka arritur të bëjë historinë duke u kualifikuar për më tej.

Ekipi shqiptar arriti të siguronte një barazim 0-0 në Rumani ndaj Universitea Craiova, ndërkohë që ndeshjene  parë e kishte fituar në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0.  Tahsmë laçjanët në turin e tretë do të kenë një përballje edhe më të vështirë, pasi i presin belgët e Anderlechtit.

Ndërkohë Partizani është mposhtur sërish në ndehsjen e dytë ndaj Baselit, me zviceranët që kanë fituar me rezultatin 0-2. Ndeshja e parë në Zvicër kishte përfunduar me rezultatin 3-0 për vendasit, ndaj të kuqtë vinin në këtë përballje pa shumë shpresa për kualifikim.

Në minutat e fundit të ndeshjes është edhe Vllaznia ndaj qipriotëve të AEL Limasol, me shkodranët që po mposhten me rezultatin 0-1, ndërkohë që me rezultat minimal kanë humbur edhe përballjen e parë.

Më shumë

spot_img