Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

“Conference League”, Bes Kallaku: Tifozët treguan se nuk e meritojmë BE-në duke urinuar në mes të Tiranës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori Bes Kallaku ka komentuar finalen e  “Conference League” e cila u mbajt pak ditë më parë mes Romës dhe ekipit holandez, Feyenoord.

Besi nuk kurseu ironinë për rritjen e çmimeve dhe trazirave që shkaktuan tifozët dhe qeverisë.

“Lulëzuan bizneset në Shqipëri, sidomos qiradhënia. Të gjithë tironsit lanë shtëpinë dhe shkuan të flenë nëpër çadrat e tërmetit. Lulëzoi biznesi i shitjes së birrave. U rikthye 24 orarshi i pandemisë. Asnjë shqiptar me mos dalë nga shtëpia dhe kërciti një ’97-ta. Ne përfituam nga rritja e çmimeve.

Por ata na e kthyen në mënyrën e tyre. Të gjithë evropianët duan të na tregojnë qytetarinë, faktin që ne shqiptarët nuk e meritojmë BE-në, duke urinuar në çdo cep të Tiranës. Deri diku nuk kanë faj, të pish 30 birra për një pasdite. Jemi mësuar në shqiptarët që rrimë 4 orë me një kafe të shkurtër pa luajtur vendit.

Ne ja fusim vëllezërve tanë kosovarë jo më këtyre që nuk i kemi gjë. Nga ana tjetër është qëndrimi i qeverisë, si fëmijët që duan të dalin mirë duke recituar festat e abetares. Më e nderuar na doli qeveria. Ishte një test që të dukemi mirë para botës, duke mos pyetur se çmimi që duhet të paguajmë e ha gjithmonë populli.”, tha Besi.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img