Finalja e 25 Majit e Conferencë League në “Air Albania” do të jetë mes italianëve të Romës dhe hollandezëve të Feyenord.
Skuadra e Marash Kumbullës ia doli të siguronte një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj anglezëve të Leicester, teksa e sheh veten në finale pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë.
Goli i vetëm i takimit u shënuar nga sulmuesi Tamy Abraham në minutën e 11-të, ndërkohë që ndeshja ka qenë e luftuar deri në minutat e fundit, por pas bilbilit përfundimtar, kanë qenë verdhekuqtë që kanë buzëqeshur.
Në ndeshjen tjetër, holandezët e Feyenord arritën të mbajnë rezultatin 3-2 të ndeshjes së parë. Ndeshja e kthimit në Francë përballë Marsejës përfundoi 0-0, me holandezët që e gjejnë veten në finalen e “Air Albania”.