Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çomo jep alarmin: Në spital numri i pacientëve të ri është rritur (Çfarë i tha 30-vjeçari që ndërroi jetë nga Covid)

Shkruar nga Newsbomb
Çomo jep alarmin: Në spital numri i pacientëve të ri

Mjekja Najada Çomo ka folur mbi situatën e personave të shtuar në spitale për shkak të Covid-19.

Ajo u shpreh se personat e shtruar në spitale janë nga mosha nga 19 deri në mbi 90 vjeç, teksa shtoi se 90% e të shtruarve janë ata që nuk janë vaksinuar as edhe me një dozë.

Ndër të tjera ajo tha se numri i të rinjve që janë shtruar në spital është 30%. Çomo ka përcjellë edhe mesazhin e një 30-vjeçari që ka humbur jetën pak ditë më parë, i cili kishte thënë se “sa keq më vjen që nuk u vaksinova”.

“Gjatë periudhës së fundit numri i të shtruarve është ne gjendje të qëndrueshme. Ajo që vlen të theksohet është se shtrohen ata me forma mbi të mesme. Janë 70% e formave të mesma,  të rënda 20% forma kritike. Një përqindje forma të brishta që kanë arsye pë të qëndruar në spital.

Numri i pacientëve në moshë të re të shtruar në spital është rritur. 30% e të shtruarve në spitale i takojnë moshës 19-45 vjeç, 90% e tyre janë të pavaksinuar. Në këtë pjesë kemi edhe humbjet e jetës. Rastet e shtuara i takojnë qyetetëve të mëdha Tirana, Fieri Durrësi. Qytetar që vijnë nga zonat urbane.

Ndërroi jetë një 30-vjeçar pak ditë më parë dhe tha “më vjen keq që nuk u vaksinova”, fjalët e Visit vlejnë shumë për të rinjt”tha Çomo ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu