Hapësire reklamuese

Politikë

“Çojnë mesazh ma ki kujdes filanin”, Murrizi "shpërthen" në Këshillin e PD: Kryesia e Lulit ështe ende aty! Këta grykësa duan poste të tjera, por janë deputetë me 400 vota!

Shkruar nga Newsbomb
“Çojnë mesazh ma ki kujdes filanin”, Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së duke akuzuar se në kryesi janë zgjedhur njerëz të paaftë, pa mbështetje në elektorat si dhe janë favorizuar kandidatura të caktuara.

Murrizi i quajti “grykësa” demokratët të cilët kandiduan për Kryesinë e PD-së dhe tashmë pretendojnë të marrin edhe poste të tjera. Ai tha se për votimet e kryesisë janë dërguar mesazhe në aplikacionin WhatsApp te demokratët, ku i kërkohej të favorizonin një apo tjetrin kandidat.

Pjesë nga fjala e Murrizit:

Kemi votuar para disa ditësh kryesinë, kam parë në media që anëtarë edhe kryesie e kanë anatemuar procesin. Nëse jemi në delir dhe mendojmë që 6 marsi na solli në pushtet, unë them që sa kemi futur këmbët në ujë. Sa nga këta të votuarit përmes ëhatsapit, sjellin njerëz nesër për protestë këtu?

Çfarë është kjo grykësi që këta që kandiduan për Kryesi i shohim për këshill të mandateve? Miqtë që takoj pëeditë më thonë me Lulin dhe Gazin e ke pas betejën se gjithë Kryesia është ende aty. Duhet të shikohet si votoi Këshilli Kombëtar, nuk besoj sa që Bardh Spahisë që i dha Shkodra 20 mijë vota nuk u votbesoka dot brenda Këshillit Kombëtar. Nxirrini nesër të bëjnë protestë, sa njerëz u vijnë nga mbrapa? Këta që zënë një cep aty, sot kandidojnë për poste të reja. Janë deputetë me 400 vota. Leri të flasin se mirë u bëhet. Unë që po flas jam i çliruar. Çfarë vlere ka që je anëtar kryesie, s’ke as nënë as motër as babë votues te PD. Hapeni partinë për personalitete të tjera, ka njerëz te lista gri. Çfarë është kjo me çu mesazhe në WhatsApp, a të keqen ma ke kujdes filanin. Unë i uroj suksese asaj kryesie, por me që e dinë veten aq të mëdhenj, nga nesër të dalin në terren. Njerëz që nuk u jep njeri dorën. Unë them të mundim Ramën me 185 mijë punëtorë në punë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu