Një grua është befasuar me “look”-un e qenit të saj, pasi e çoi për ta qethur.
“Unë shkova të marr qenin, dhe vura re që diçka nuk shkonte. Stafi më tha se qeni im nuk ishte dhe aq fans i gërshërës”, shprehet gruaja.
“Nuk u ankuan, por dukej nga pamja e tyre që s’ishin fare të kënaqur. Qeni ua kishte nxirrë jetën. Ndaj qe qethën aq sa mundën dhe e lanë”, shton ajo.
Me shaka, ajo postoi fotot e qenit me pamjen e re në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë të qeshura.








