Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Çoi në SPAK Lefter Kokën, paralajmëron Monika Kryemadhi: Ka dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas! Janë të gjithë në provë, përballë provave

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, reagon pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Ishte forcva politike që ajo drejton, e cila e dërgoi në SPAK ish-ministrin për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tendera”. Kallëzimi lidhej me inceneratorët.

Përmes një shënimi të shkurtër në profilin zyrtar, Kryemadhi ndan fotot e kallëzimit që iu dërgua Prokurorisë dhe paralajmëron “Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”

Kujtojmë se, Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar sot nga Policia. Dy prokurorët e posaçëm Dritan Premçi dhe Vladimir Mara kanë firmosur urdhër-arrestin, pas një kallëzimi penal të bërë në SPAK nga LSI për dosjen e inceneratorëve.


Më shumë