Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çoi në gjyq Mimoza Ahmetin, Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Ka ndërtime pa leje miliona dollarë, por dënohet poetja

Shkruar nga Newsbomb
Çoi në gjyq Mimoza Ahmetin, Rama sulmon Prokurorinë e
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë e Tiranës, pasi ka çuar në gjyq poeten Mimoza Ahmeti, sepse kjo e fundit kishte rikonstruktuar shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Ai thotë se pas këngëtarit Bojken Lako, tashmë është dënuar dhe poetja. "Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara! Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike! Tamam “mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët", shkruan Kryeministri Edi Rama. Ka qenë organi i akuzës së kryeqytetit që ka çuar në gjyq dosjen për poeten e dashur Mimoza Ahmeti, që ka bërë që gjykata ta dënojë atë me 40 orë punë, me interes publik. Ajo po rikonstruktonte shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, por ky fakt nuk është marrë parasysh nga Prokuroria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese