Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Çoi kallzimin për uniformat e policisë, Myslim Murrizi reagon për operacionin e SPAK: Ju që demek denonconi si të “ndershëm”, a ka mundesi të mos hani m*t kot (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti  Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan 9 zyrtarë pasi akuzohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme në tenderin për uniformat e Policisë.

Ai me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale ka përgëzuar SPAK për punën e bërë, teksa shkruan se duhet të shtrihen hetimet.

Murrizi ka thumbuar edhe aktorët e tjerë politikë që kanë reaguar në lidhje me operacionin e SPAK teksa shkruan “ju që demek denonconi si të “ ndershëm” disa tendera e pastaj bini squk kur i ngrohin xhepin kunatit te shokut Xhemal, a ka mundesi te mos hani m…. kot??????”.

Reagimi i plotë i Murrizit:

Kur shoh e degjoj qe derdellisin per arrestimet e SPAKUT fytyra qe nuk kane belbezuar asnje fjale nga data 3 gusht 2020 kur une dhe deputetet e grupit parlamentare DEMOKRAT e denoncuam kete afere, me vjen per te vjelle

Se pari pershendes punen e SPAKUT per hetimin  e kallezimit qe ne derguam ne kete institucion

Se dyti e ftoj SPAKUN qe ta shtrij hetimin ne kohe sepse kjo loj e piste vjedhje me uniformar me te njenjtin subjekt fitues eshte edhe ne tenderat e ministrise se mbrojtjes ne vitin 2012 kur ne pushtet ishte partia e bilbilusheve qe bilbilosin sot

Subjekti ne fjale ka fituar tendera me te njenjtin “ stil” prej 10 vitesh me te gjithe ministrat qe kane drejtuar kete ministri, ka fituar tender ne drejtorin e pergjitheshme te burgjeve dhe ku ka patur tender per uniformat

Ju qe demek denonconi si te “ ndershem” disa tendera e pastaj bini squk kur i ngrohin xhepin kunatit te shokut Xhemal, a ka mundesi te mos hani m…. kot??????

Pse nuk folet nje fjale per kete tender????

Nuk e dinit?????

Po per tenderin tjeter me date 3 prill 2021 te sha ujesjelles-kanalizimeve te bashkise Lushnje me vlere 1.5 milion euro, pse nuk belbezon asnje fjale partia e kunatit?????

Apo kur tenderat i marin keta te PD dhe miqte, shoket, ORTAKET tuaj nuk flisni ju, ndersa kur i marin ata qe nuk “ kolliten” te ju , dilni dhe derdellisni si gjeli maj plehut

Prej 20 vitesh jeni njelloj te piste, te ndyre, te kapur, nga “fituesit “e tenderave dhe njelloj kokrra e hajduteve te parave publike, prandaj vetem ju nuk duhet te flisni asnje fjale se ndyni ambjentin

E ftoj SPAKUN te hetoj çdo tender te ketyre 20 viteve dhe do te shihni qe jo pak nga keta fytyra apatike do te jene te arrestuar

Pale po te hetohen edhe dheniet e liçencave te NOTEREVE dhe PERMBARUESEVE GJYGJESOR çfar gallate do shihet me ish ministrat e drejtesise

Kujtojmë që Myslim Murrizi së bashku me Halit Valterin rreth një vit më parë e denoncuan në SPAK tenderin për uniformat e policisë.

Më shumë

spot_img
spot_img