Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çoi drejt vetëvrasjes Sibela Abedinin, sa vite burg rrezikon TikTokeri Altin Çoku

Shkruar nga Newsbomb

Rastet e vetëvrasjeve janë shtuar frikshëm gjatë javëve të fundit në vendin tonë.

Ndonëse viti 2024 ka vetëm 1 muaj e gjysmë që ka nisur  5 gra shqiptare i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, shumica e tyre duke konsumuar fostoksinë.

Martesa të palumtura, shantazhet apo edhe debatet e një momenti kanë çuar disa gra drejt vetëvrasjes. Rasti i fundit që tronditi vendin tonë është ai i 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila vrau veten duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira në Kamzë mbrëmjen e së shtunës (10 shkurt).

Sibela Abedini, vajza e vetevrare Sibela Abedini, vajza e vetevrare

Sibela Abedini, nënë e një vajze 2-vjeçare i dha fund jetës, pasi tik-tokeri i njohur Altin Çoku publikoi në rrjete sociale një foto intime të 27-vjeçares nga dhoma e hotelit ku kishin qendruar bashkë.

Sibela jetonte me vajzën e saj në Kamzë, pasi në martesën e saj me bashkëshortin nga Kosova po kalonin një krizë. Çifti ishte në proces divorci dhe për këtë, Sibela kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj, në rrugën “Teuta” në Kamzë.

Ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa sot, dy ditë më pas Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë atë dhe ka prangosur shtetasin Altin Çoku. Ky i fundit akuzohet se ka publikuar një foto të 27 vjeçares në rrjetin social Tik Tok.

Por  sa vite burg rrezikon të dënohet Altin Çoku, i cili u arrestua sot nën akuzën “shkaktim vetëvrasje”

Sipas nenit 99 të Kodit Penal: “Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”.

Vajza qe u vetevra ne Kamze - Altin Çoku Vajza qe u vetevra ne Kamze - Altin Çoku

Por Altin Çoku ka mohuar që ai të ketë publikuar foton intime me Sibelën. Ai ka thënë se foto është publikuar nga një shok i tij. Në një bisedë live në Tik Tok me Cllevio Serbianon, Altin Çoku pretendon se foton intime me 27-vjeçaren nuk e ka publikuar ai, por një shok i tij.

Sipas versionit të Çokut shoku ka publikuar foton e të resë nga teli i Çokut kur ky i fundit ka qenë në banjo, pasi sipas tij ai e mban telefonin pa kod.

Ai thotë se ka qenë vetë e reja që ka bërë foto intime, të cilën më pas sipas tij ia ka dërguar me mesazh. Gjatë rrëfimit ai zbulon gjithashtu se pas publikimit të fotos është zënë me bashkëshorten e tij.

Në foto: Momenti i arrestimit te Altin Cokut Në foto: Momenti i arrestimit te Altin Çokut

“Unë me një shoqen time në hotel me të, bëri foto ajo me mua lakuriq kokën tek gjoksi im. Unë dal tu pi kafe me një shok timin, por unë telefonin e mbaj pa kod. Unë shkoj me banjo të lokalit, ajo goca më ka cuar foto, duke më thënë shiko ca foto kemi bërë në hotel. Ky ka marrë telefonin dhe ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë miletit. Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto”, tregon Altin Çoku gjatë bisedës me Cllevion ne Tik Tok.

LEXO EDHE: Del FOTO: Kjo është vajza që u hodh nga pallati në Kamzë, e bullizuan në Tik Tok

Rastet e vetëvrasjeve javët e fundit në Shqipëri

Në 7 shkurt një grua 41-vjeçare ne Berat i dha fund jetës pas një debati në telefon me bashkëshortin, i cili jeton prej një viti në Greqi. Pasi ka pirë helmin, Shpresa Kreku ka telefonuar vëllain e saj dhe ia ka lënë amanet fëmijët e saj.

2 shkurt po ashtu një 18-vjeçare nga Lushnja i dha fund jetës në lule të rinisë. Duke konsumuar fostoksinë. Ajo kishte vetëm 25 ditë që ishte fejuar dhe dyshohet se debatet me partnerin e çuan të renë drejt vetëvrasjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, njoftoi policia.

Një tjetër rast i vetëvrasjes me fostoksinë tronditi mbarë opinionin publik dhe flasim për rastin e Bedrie Lokës. 45-vjeçarja i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë për shkak të dhunës dhe presioneve nga bashkëshorti i saj. Për vdekjen e 41-vjeçares u arrestua  bashkëshorti i saj Xhemal Loka.

3 shkurt Fatbardha Pali në gjendje të rënduar psikologjike i dha fund jetës në Greqi. Nga shkrimet e publikuara në rrjetet sociale ajo bëri fajtor bashkëshortin e saj Ilir Palin, duke thënë se prej vitesh e tradhtonte dhe e dhunonte psikologjikisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese