Me lot në sy, lule të bardha në duar dhe tekstet e këngëve të tij, mijëra njerëz i kanë dhënë sot lamtumirën të madhit ,Vassilis Karras.
Jashtë ambienteve të Kishës së Shenjtë, Agia Spohia, në Selanik, muzikantët me instrumente nisën të luajnë këngët e tij, të cilat i di i madh dhe i vogël.
Me të mbërritur arkivoli, admiruesit dhe qytetarët e thjeshtë, të cilët kishin udhëtuar në Selanik nga e gjithë Greqia dhe ndodheshin aty që në orën 8 të mëngjesit, shpërthyen në duartrokitje dhe bërtitën: Çohu dhe këndo për ne Vasil, ti je kudo.
https://www.youtube.com/watch?v=67wsbtAge7U&t=1s
Përveç familjarëve, njerëzve të thjeshtë në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe dhjetra kolegë të së ndjerit Vassilis Karras. Disa prej kolegëve të tij ndodheshin që në mëngjes në Selanik për të nderuar atë.
Angela Dimitriou u shfaq e shkatërruar: Ishte njeriu më i mirë dhe shpirti më i mirë, do ta kujtoj përgjithmonë, këngën që kënduam së bashku “Do të kujdesem për ty” ia kushtoj atij .
Edhe Konstantinos Argyros udhëtoi gjithashtu në Selanik për të nderuar Vasilis Karras. I mërzitur nga kjo humbje e madhe, këngëtari la lule pranë arkivolit të Karras, përshëndeti familjen e tij dhe më pas u largua.
Ne foto: Konstantinos Argyros
Edhe Notis Sfakianakis dhe familja e Pantelis Pantelidis dërguan kurora për Vassilis Karras.
Legjenda e muzikës greke, Vassilis Karras, u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, 24 dhjetor. Sipas asaj që u bë me dije nga mediat greke këngëtari shumë i dashur për të gjithë përgjatë ditëve të fundit ishte shtruar në reaminacion pasi ishte infektuar me Covid-19. Si pasojë gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, duke dhënë frymën e fundit në orën 17:00 të së dielës, si pasojë e një goditje në tru. Gjithashtu, këngëtari prej dy vitesh vuante nga kanceri.
Ndërkohë dëshira e fundit e Karras ka qenë që të varroset në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala, në një vend ku këngëtari përgjatë gjithë këtyre viteve ka kontribuar shumë.
Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik. Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri daljen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Njëkohësisht punonte si automekanik, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës. Ai kishte punuar edhe në motorrin e OSE-së në Selanik, fakt që pasqyrohet në këngën e tij “Ego agapi mou, ego”.