Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
2.6kmh
75 %
Mar
17 °
Mër
25 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
22 °
E martë, 27 Shtator, 2022

CNN: Turistët amerikanë vërshojnë në Europë, agjencitë turistike rekomandojnë edhe Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një numër i lartë turistësh amerikanë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Europë, si kurrë më parë edhe të pashqetësuar nga masat kundër pandemisë, shkruan CNN.

Agjencitë turistike amerikane shprehen se vende të preferuara mbeten plazhet e njohura të Greqisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, si Saint Tropez, Amalfi, Capri.

CNN pyeti agjencitë turistike, ekspertët e turizmit si dhe guidat lokale, për të gjetur disa prej destinacioneve që janë larg plazheve të tejmbushura të Spanjës, Francës apo Italisë.

Mes tyre është edhe Shqipëria. Ja çfarë shkruan gjiganti mediatik amerikan për vendint tonë:

Shumë më pak i trazuar nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, vendi i Gadishullit Ballkanik të Shqipërisë është ende disi një sekret që ruhet mes udhëtarëve të mençur – por nuk ka gjasa të qëndrojë këshut për një kohë të gjatë.

“Kroatët dhe europianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar”, tha Mandic i Secret Dalmacia. “Është përrallore, është tepër e lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu.”

Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera Shqiptare janë Ksamili, afër kufirit me Greqinë, dhe Himare e Dhërmiu më në veri, ku mund të ushqeheni me pjata të lira me karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të nxjerrë direkt nga deti Jon, duke vështruar hapësirën e saj vezulluese.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img