Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Çmontohen dyert e blinduara nga selia e Partisë Demokratike

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka vendosur të heqë dyert e blinduara të vendosura në seli para protestës së 8 Janarit.

Vendimi është marrë mbrëmjen e djeshme, kur disa anëtarë të Kryesisë së PD, ndër ta Ervin Salianji, kanë kërkuar heqjen e dyerve metalike.

Dyert u vendosën pasi Lulzim Basha përjashtoi nga partia Sali Berishën, dhe provuan të ishin efektive gjatë tentativës së ish-kryeministrit dhe mbëshetetësve të tij për të marrë selinë në 8 Janar.

Por me dorëheqjen e Bashës, është vendosur edhe largimi i përforcimeve metalike, një shenjë kjo që demokratët i dërgojnë kampit të Berishës se janë të gatshëm për të diskutuar rreth bashkimit të Partisë Demokratike.


Më shumë