Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Çmontimi i uzinës së Ballshit, Erion Braçe shkruan i revoltuar: Pse nuk u thoni naftëtarëve kush është pronari? Jepuni rrogat që i kanë fituar në Gjykatë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Erion Braçe shkruan i revoltuar për çmontimin e uzinës së Ballshit. Ai thotë se ajo nuk është thjeshtë një uzinë, por vetë Ballshi. Historia e qytetit të vogël në jug të vendit dhe jetesa atje është e lidhur pikërisht me këtë uzinë.

“Tani qe refineria po demontohet, po hedhin ne ajer togfjaleshin “e ka shitur banka”! Cila banke? Ku hyn banka? Ne 2008-ten rafinerine e Ballshit e bleu Rezar Taci ne nje proces korruptiv, kriminal; Ne 2013-ten, ne #korrik, fill pas humbjes se pushtetit nga Familja, rafinerine e Ballshit e shiti Rezar Taci dhe e bleu nje kompani e rregjistruar ne nje parajse fiskale ne ishujt Virxhin;

Nga ajo dite, ne QKB nuk as shitje e as blerje, MBI TE GJITHA NUK KA ASNJE BANKE ne listen e pronareve; Ne ekstraktin e ANIKA MERCURIA etj, ka vetem rregjistrim te veprimeve permbarimore. Atehere, pse nuk u thuhet naftetareve se kush eshte pronari, cfare po ben, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili eshte qellimi?!”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Deputeti i PS kërkon që naftëtarëve tu paguhen 13 pagat e prapambetura, pasi kanë fituar në Gjykatë dhe me vendim të formës së prerë.

“Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, te formes se prere! Perse nuk zbatohen?! Ne to ka jo vetem detyrim per te paguar rrogat e punetoreve, por edhe detyrim per te ruajtur asetin deri ne shlyerjen e punetoreve”, vijon ai.

Shkrimi i plotë i Erion Braçes:

KA TRE GJERA QE TE DHEMBIN NE #RAFINERINEEBALLSHIT!

E PARA;

Rafineria e #Ballshit nuk eshte thjesht nje uzine ne ate qytet; eshte vete #BALLSHI!

Qe nga viti 2008 kur nje kriminel ne pushtet vendosi te transferoj nga #shteti tek privati, PER INTERESA TE FAMILJES dhe nen gojembylljen e shume politikaneve ne pushtet e opozite, NJE ASET KOMBETAR JETIK, MUNGESA E TRANSPARENCES DHEMB PA FUND, madje te ngre nervat!

Po e nis nga fundi; Tani qe refineria po demontohet, po hedhin ne ajer togfjaleshin “e ka shitur banka”! Cila banke? Ku hyn banka?

Ne 2008-ten rafinerine e Ballshit e bleu Rezar Taci ne nje proces korruptiv, kriminal; Ne 2013-ten, ne #korrik, fill pas humbjes se pushtetit nga Familja, rafinerine e Ballshit e shiti Rezar Taci dhe e bleu nje kompani e rregjistruar ne nje parajse fiskale ne ishujt Virxhin; Nga ajo dite, ne QKB nuk as shitje e as blerje, MBI TE GJITHA NUK KA ASNJE BANKE ne listen e pronareve; Ne ekstraktin e ANIKA MERCURIA etj, ka vetem rregjistrim te veprimeve permbarimore.

Atehere, pse nuk u thuhet naftetareve se kush eshte pronari, cfare po ben, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili eshte qellimi?! Ne ate rafineri kane hyre shume deri para dy vitesh; e kane perdorur, kane shfrytezuar punetoret, kane bere para, nuk kane paguar asgje ne shtet dhe kane ikur! TANI, E VERTETA ESHTE DETYRIM!

E DYTA;

Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, TE FORMES SE PRERE! Perse nuk zbatohen?! Ne to ka jo vetem detyrim per te PAGUAR RROGAT E PUNETOREVE, por edhe detyrim per te ruajtur asetin deri ne shlyerjen e punetoreve.

Qeveria prej nje viti-do vazhdoj edhe vitin tjeter, paguan rroga per punetoret; ka bere shume mire! Por detyrimi per rrogat e prapambetura eshte ndaj privatit, eshte vendim gjykate dhe i pa kapercyeshem me rrogat qe paguan qeveria. Nese nuk ndodh ketu bie SISTEMI, biem ne PADREJTESI.

E TRETA;

Interesi publik ne rastin e NAFTES E DERIVATEVE te saj, eshte interes kombetar, strategjik. Ne jemi i vetmi vend ne Evrope me burime nafte ne toke; nje pasuri e tere natyrore qe duhet te kthehej ne mireqenie per cdo qytetar. Por ne NUK KEMI PLAN ne kete drejtim!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img