Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çmontimi i kamerave të krimit, gazetari: Janë hequr në zonat gri të fushatës elektorale

Shkruar nga Newsbomb
Çmontimi i kamerave të krimit, gazetari: Janë hequr në

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme se kamerat pa leje që ishin vendosur në rrugët dhe sheshet e qyteteve të Shqipërisë, është vendosur të çmontohen sepse nuk kontrolloheshin dot nga autoritetet.

I ftuar në emisionin "A Show", Hoxha është shprehur se këto kamera kanë qenë në zona që janë gri gjatë fushatës elektorale.

"E di pse po hiqen? Do ta provojmë gjatë fushatës elektorale. Këto kamera nuk i kontrollojnë autoritetet. Ato na kanë dhënë ne materiale të cilat denonconin veprime që bëhen nga poushteti. Në fushatë bëhen shpërndarja, presioni etj.

Këto kamera që nuk i kontrollon salla operative, mund të kthehen në armë për kundërshtarin. Po të shikosh pozicionet ku janë hequr kamerat janë zona gri gjatë fushatës elektorale dhe aty do të kemi përplasje shumë interesante", u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese