Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Çmimi i naftës, Meta në deklaratë për media: T’i themi ndal rrjepjes së pamëshirshme nga krye-oligarku Edi Rama

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qeveria nuk po merr parasysh propozimet e opozitës për mbrojtjen e qytetarëve nga çmimi i lartë i naftës.

Në një konferencë për media nga selia e Partisë së Lirisë, Meta tha se ndonëse në bursë çmimi i naftës ka rënë tashmë ndjeshëm, një gjë e tillë nuk reflektohet në Shqipëri.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara në media, Meta tha se qeveria mbledh rreth 200 milionë euro nga taksa e qarkullimit, por përdor për të investuar në mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 20 milionë.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Nafta në bursë është më e ulët, vetëm në Shqipëri nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri, kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, vetëm këtu punohet në funksion të krye-oligarkut Edi Rama. 50% ulje e akcizës në Malin e Zi, këtu jo, në asnjë mënyrë.

Çfarë ndodh me taksën e qarkullimit që paguhet nga shqiptarët? Grumbullohen rreth 200 milionë euro në vit nga kjo taksë, por përdoren vetëm 20 milionë euro. Ku shkojnë 180 milionë të tjerat? Sigurisht shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve, se po të shkonin të gjitha për mirëmbajtje, nuk do të ishte kjo gjendje e mjerueshme që ngrenë qytetarët. Nuk do të ishte kjo gjendje me gropa e autostradave Tiranë-Durrës, Thumanë-Kamëz e kudo gjetkë në të gjithë vendin.

Prandaj jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepjeje të pamëshirshme.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img