Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Çmimi i bukës, PD: Shumica e shqiptarëve jetojnë në varfëri, shkak dështimi i modelit ekonomik klientelist dhe korruptiv të Ramës

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të bukës.

Ajo ka publikuar një video me deklaratat e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe prononcimet e qytetarëve për çmimin e bukës, ku shumë prej tyre shprehen se ky vendim i marrë nga qeveria është “katastrofë” dhe nuk e përballojnë dot.

Duma thotë se pushtetarët janë të rrethuar nga luksi të cilin e kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj dhe nuk “skuqen” kur nuk mbajnë premtimt.

“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme.
Mjafton të dëgjosh qëndrimet e tyre e kuptohet që janë një pakicë, sepse as e kanë idenë as duan të dinë cila është gjendja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv.
Dëgjojeni zërin e tyre”, shkruan Duma.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img