Brad Pitt është fituesi i çmimit Oscar për kategorinë "Aktori më i mirë jo protagonist".
Roli i tij në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, i dha mundësinë atij të fitonte OSCARI-n e tij të dytë.
Ky ishte çmimi i tij i parë si aktor, pas çmimit të marrë si producent pak vite më parë.
Regjisori Quentin Tarantino ka qenë një nga pikat kyçe të këtij filmi.
Pitt në fjalën e tij falenderoi regjizorin dhe ia dedikoi këtë çmim fëmijëve të tij.
"Ata më thanë se kam vetëm 45 sekonda këtu, që është 45 sekonda më shumë sesa Senati i dha John Bolton këtë javë. Unë po mendoj se Quentin mund të bëjë një film në lidhje me të. Në fund, të rriturit bëjnë gjënë e duhur", tha Pitt.
Të nominuar për këtë çmim ishin edhe këto filma:
Tom Hanks, “A Beautiful Day in the Neighborhood”
Anthony Hopkins, “The Tëo Popes”
Al Pacino, “The Irishman”
Joe Pesci, “The Irishman”