Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Çmimet Kombëtare të Letërsisë/ Veprat e Ismail Kadares, Mimoza Hafizit e Havzi Nelës vlerësohen me çmim, ja cilët janë autorët e tjerë (VEPRAT-ÇMIMET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

b87b36a0013626ff97343872535e1a24

Është zhvilluar pasditen e sotme ceremonia e dhënies së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, në gjashtë kategori të ndryshme, për vitin 2018.

Pas një pune disa mujore, juria ka shpallur fituesit e çmimeve për romanin më të mirë, përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj dhe përkthimin nga gjuha e huaj.

Në kategorinë për letërsinë për fëmijë dhe të rinj çmimin e parë e ka marrë Mimoza Hafizi, me “Pika trëndafil”, ndërkohë, çmimin për kategorinë e tregimeve e ka fituar shkrimtari Roland Gjoza, me librin “Për vajzat nga Parisi”. Në kategorinë e përkthimeve, vendin e parë e ka marrë Luan Topçiu me librin “Shtëpia me brisqe rroje” të autores Linda Maria Baros.

Edhe vepra e shkrimtarit të madh Ismail Kadare “Kur sunduesit grinden”, është vlerësuar me çmimin e parë në ceremoninë e sotme, si vepra më e mirë në kategorinë e eseistikës.

Gjithashtu, çmimin për romanin më të mirë të vitit 2018 e ka marrë gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi (Tom Kuka), me romanin “Gurët e vetmisë”. Ndërsa, çmimin për vëllimin më të mirë poetik të vitit 2018 e ka marrë “Vepra poetike e plotë” e Havzi Nelës.

Më poshtë, kandidaturat e plota për Çmimet Kombëtare të Letërsisë:

82801390_2530267260550204_7916664138678403072_o.jpg

Më shumë

spot_img