Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Çmimet e kripura në Jug? Klosi: Nuk janë shqetësim lokalet e shtrenjta, mjafton të kenë faturë, se shtohet buxheti i shtetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Çmimet e larta të produkteve bazike në Jug të Shqipërisë gjatë sezonit turistik janë një problem më vetë për pushuesit mesatarë.

Pak ditë më parë Newsomb publikoi faturën e lëshuar nga një lokal në Dhërmi, ku shihej se dy makiato dhe një ujë kushtonin 10 mijë lekë të vjetra.

I ftuar në “Kjo Javë” Blendi Klosi foli edhe mbi faturat e ‘kripura’ që fotografohen e publikohen në rrjetet sociale, kryesisht në jug të vendit.

“E rëndësishme është të ketë faturë. Mua më vjen mirë që ato e fotografohen edhe e nxjerrin faturën, sado e madhe që ajo është sepse nga ajo faturë TVSH apo taksa i shkon buxhetit të shtetit. Pra nuk është shqetësim një lokal i shtrenjtë. A ka ofertë? Unë mendoj që në Shqipëri ka ofertë. Destinacioni jonë është që t’i ofron të gjitha dhe gjithsecili zgjedh ofertën që kërkon. Sado të them unë ‘kjo ndodh edhe në botë’ i kemi kjo është pjesë edhe e PR që bëjnë vetë lokalet, se në fakt kjo është edhe pak pjesë e PR të tyre, pra akoma ka një grup shoqëror që zgjedh atë më të shtrenjtën. Pra, kërkesa ime për pushuesit është që mos gënjehen nga ato që shohin nëpër portale të zgjedhin me kujdes lokalin, hotelin. Ne nuk kemi një bregdet që është i uzurpuar nga çmimet e shtrenjta”, tha Klosi.

Më shumë

spot_img
spot_img