Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Çmime të kripura, as në bregdetin e jugut pijet nuk janë më të shtrenjta sesa në Përrenjas

Shkruar nga Newsbomb

Një qytetar nga Përrenjasi ka denoncuar në newsbomb.al, rastin ku në një nga lokalet në periferi të këtij qyteti çmimet janë të kripura.

 Në faturë një pije energjike "Redbull" kushton 1000 lekë (të reja), ndërsa kafja 200 lekë. Raste të tilla abuzimesh në vendet bregdetare gjatë sezonit turistik janë raportuar masivisht në media, por që dhe në Përrenjas çmimet janë kaq të kripura, kjo ngjan e pabesueshme.
Ky është realiteti i hidhur i Shqipërisë. /Newsbomb.al/ 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.