Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Çmim Nobel për Kurtin dhe Vuçiçin nëse ka marrëveshje? I dërguari i BE: Do të kualifikoheshin, s’kam dilema

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nëse do të arrihej një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë fund armiqësive shumëvjeçare, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të mund të kualifikoheshin për Çmimin Nobel për Paqe.

Kështu ka thënë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në një intervistë për BBC-në në edicionin serbisht. Sipas tij, ai vetë nuk ka asnjë dilemë për këtë gjë.

“Normalizimi i marrëdhënieve sigurisht që do t’i kualifikonte dy liderët për çmimin Nobel, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, është shprehur ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian. BBC shkruan se e njëjta gjë shpresohej edhe në vitin 2018, kur negocionin ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Vuçiç në Bruksel.

Ishte përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ajo që kishte spekuluar se Thaçi e Vuçiç mund të merrnin Çminin Nobel për Paqe në rast të një marrëvëshjeje të suksesshme.

Përpjekjet për marrëveshje përfundimtare vazhdojnë edhe tani, pas 4 viteve, mirëpo siç shkruan BBC, shumë gjëra kanë ndryshuar tashmë përveç rolit të Vuçiçit: bisedimet për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë janë hedhur poshtë, Hashim Thaçi mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale, Federica Mogherini është larg dialogut dhe administrata Trump në SHBA ka rënë nga pushteti.

Më shumë




spot_img








spot_img