Hapësire reklamuese

Bota

ÇMENDURI/ Prezantuesi bën apel për dhunë ndaj grave live në TV: Sa më shumë të bërtasin, aq më shumë shtrëngojini

Shkruar nga Newsbomb

Një prezantues me emrin Ernest Obama nga Kameruni ka udhëzuar në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion, shikuesit, për mënyrën se si duhet të ushtrojnë dhunë ndaj grave.

 

Në Channel 4, ku u dha lajmi për protestën e grave që janë ngritur kundër dhunës ndaj tyre, prezantuesi ka komentuar: “Lërini gratë të demonstrojnë. Sa më shumë ato të bërtasin, ju aq më shumë shtrëngojani fytin.

Madje po vazhdoi të flasë, jepini dhe dy goditje të forta në fytyrë dhe pastaj nuk ka për të folur më,” tha prezantuesi live dhe qeshi.

Deklarata e prezantuesit ka sjellë menjëhërë reagimin e drejtorit për të drejtat e njeriut Cristophe Poirel i cili e ka akuzuar prezantuesin për një akt seksizmi dhe dhune.

Më shumë se 70% e grave në Kamerun por dhe 25% e grave në të gjithë botën janë viktima të dhunës nga bashkëshortët e tyre statistika të cilat na bëjnë të mendojmë se sa dhe si kemi ecur.

53393911_257876188465982_8414299807169904640_n.png

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll