Hapësire reklamuese

Bota

Çmenduri globale, loja “Pokemon Go” nxjerr miliona njerëz në rrugë me sytë në ekranin e telefonit (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm pak ditë më parë loja e shumëpritur “Pokemon Go” mbërriti në Android dhe iOS, fillimisht vetëm në Australi dhe Kanada.

Loja u shkarkua miliona herë ndërsa bëri që vlera e Nintendo të rritet për rreth 5 ditë me 7 miliadr dollarë më shumë. Veçantia e lojës qëndron në “Realitetin e Agumentuar” që me fjalë të thjeshta do të thotë se nga ekrani i telefonit mund të shihni si botën reale dhe karakteret e lojës.

Pokemon Go është e bazuar në filmin e famshëm vizatimor me të njëjtin emër. Qëllimi i lojës është që me anë të smartfonit përdoruesit të kapin sa më shumë krijesa të cilat gjenden në çdo cep të qytetit, në dyqane, parqe, buzë liqeneve apo ndërtesa publike.

Kjo ka bërë që miliona njerëz të dalin në rrugë me telefonin përara syve, disa me këmbë apo automjet, të gjithë duke tentuar të kapin krijesat.

Situata është aq komike sa që njerëz të ndryshëm raportojnë për lëvizje të dyshimta pranë pronave të tyre. Dhjetëra të tjerë përplasen në parqe në mbarë botën, duke luajtur lojën.

Ndërsa një banor i një qyteze në Kanada është i nevrikosur pasi thotë se rreth shtëpisë së tij mblidhen 30 a 40 të rinj që luajn këtë lojë, pasi aty ka përqëndrim të madh të krijesave virtuale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu