Hapësire reklamuese

Bota

“Çmendet” shqiptari, dhunon dhe i kafshon veshin italianit, arrestohet nga Policia

Shkruar nga Newsbomb
“Çmendet” shqiptari, dhunon dhe i kafshon veshin italianit,

Një shqiptar është arrestuar nga  Policia italiane, pasi akuzohet se ka sulmuar një klient në një lokal, në Trento dhe më pas e dhunoi e grabiti.

Sipas medieve italiane, ngjarja ndodhi në fund të Majit, por vetëm tani u bë e mundur arrestimi i tij.

“Në 26 maj shqiptari sulmoi një klient në një lokal në jug të Trentos duke i kafshuar veshin… gjithçka për vetëm 50 euro”, shkruajnë mediet vendase.

Por shqiptari nuk është ndalur me kaq dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, duke e lënë pa ndjenja. Pas sulmit, ai është arratisur, por është arrestuar disa ditë më vonë nga karabinierët, ndërsa mbeten të paqarta motivet e ngjarjes.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu