Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Çmendet" shoferi në Durrës, kalon me shpejtësi te vizat e bardha dhe përplas një këmbësor, ky i fundit në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga Newsbomb
"Çmendet" shoferi në Durrës, kalon me shpejtësi

Një shofer i papërgjegjshëm ka kaluar me shpejtësi të lartë te vizat e bardha në Nishtulla Durrës. Si pasojë ai ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar atij plagë serioze në trup.

50-vjeçari po kalonte tek vizat e këmbësorëve, por mjeti që drejtohej nga një person ende i paidentifikuar e ka goditur pasi ka qenë me shpejtësi të lartë. Burime bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Dëshmitarët thanë për mediat se ai ishte shumë shpejt dhe nuk kishte kohë të frenonte për të shmangur aksidentin. Ambulancën e telefonoi vetë shoferi i mjetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll