Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çmendet roja, merr makinën e pronarit dhe i bën gjëmën

Shkruar nga Newsbomb

Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se A.B., 47 vjeç, roje i një firme, në zonën e Porto Romanos në afërsi të depozitave të karburantit të firmës ka djegur mjetin tip “Smart”.

Mësohet se automjeti i djegur ishte në pronësi të firmës me administrator shtetasin F.Sh., vjeç 29, banues në Durrës, ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet që e kanë çuar punonjësin të ndërmarrë një hap të tillë.

Mbi 47-vjeçarin e arrestuar, rëndon akuza e “shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.