Disa pjesë të Spanjës po përjetojnë ditët më të nxehta me temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vende.
Agjencia shtetërore e motit, AEMET paralajmëroi për temperatura të larta në 10 rajone për këtë fundjavë, duke thënë se mund të jetë “një nga valët më intensive” të të nxehtit në vite.
Qyteti i Jaén në Spanjën jugore regjistroi të premten temperaturën më të lartë të majit prej 40 gradë Celsius.
Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive. Moti i ngrohtë pranveror i Spanjës është rezultat i ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut, duke bërë që temperaturat të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Rajonet më të goditura janë Andaluzia në jug, Extremadura në jug-perëndim, Madridi dhe Castilla La Mancha në qendër dhe Aragona në veri-lindje.
Ministria e shëndetësisë e Spanjës u bëri thirrje banorëve të pinë shumë ujë dhe të qëndrojnë në vende të freskëta kur është e mundur. Ai gjithashtu këshilloi njerëzit që të reduktojnë aktivitetin fizik.