Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
0.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
22 °
E diel, 2 Tetor, 2022

“Çmendet” merkato në ditët e fundit, Ronaldo një hap larg Manchester Cityt, Mbappe gjithnjë e më pranë Real Madridit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Merkato e këtij viti ka qenë e “çmendur”, por çmenduria duket se do të vijojë edhe në ditët e fundit.

Pas transferimeve të Lionel Messit dhe Sergio Ramos te PSG, tashmë është radha e Manchester Cityt të marrë në ekip një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit. Sipas mediave prestigjoze, portugezi është vetëm një hap larg bluve të Manchesterit, në një transferim që do të kushtojë “vetëm” 30 milionë euro.

Por merkato nuk mbyllet me kaq, pasi edhe Mbappe është shumë afër realizimit të ëndrrës së tij për të luajtur me Real Madrid. Mediat raportojnë se PSG ka pranuar ofertën prej 180 milionë eurosh nga “Merengues”, me francezin që do të krijojë një trio të frikshme në sulm me bashkëpatriotin Benzema dhe belgun Hazard.

Gjithsesi surprizat nuk pritet të mbarojnë, pasi PSG dhe Juventus do të kërkojnë të zëvendësojnë yjet e tyre, me Lewandovski dhe Haland që janë dy nga sulmuesit më të kërkuar për momentin.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img