Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

“Çmendet” deputeti rus, kërcënon në televizion se do shkojë personalisht të vrasë gazetarin gjerman

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një politikan rus, anëtar i Dumës ruse dhe aleat i Vladimir Putin ka kërcënuar në televizion se do të vrasë gazetarin gjerman që raporton për luftën nga Ukraina.

Aleksey Zhuravlyov, duke folur në emisionin e televizionit shtetëror rus “60 Minutes”, kërcënoi gazetarin gjerman të “Bild”, Björn Stritzel. Video shokuese është shpërndarë në Tëitter nga gaztarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.

Që pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, Putin ka forcuar censurën në media, ndërsa televizionet e kontrolluara nga Kremlini përdoren si mjete për të shpërndarë propagandë.

“Nuk më plas fare. Dua t’i them këtij k**e naziste se do vijmë dhe do të të vrasim”, ka deklaruar ai live në televizionin rus.

Moderatori rus iu kthye ndërkohë duke i thënë: “Ata janë gazetarë, janë propagandistë, por le të mos vrasim njeri”. Megjithatë Zhuravlyov iu përgjigj duke i thënë: “Nuk më intereson fare”.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img