Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Çmendet” 59-vjeçari në Tiranë, kryen veprime të turpshme para një gruaje

Shkruar nga Newsbomb
“Çmendet” 59-vjeçari në Tiranë, kryen

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme para një gruaje.

Në pranga ka rënë shtetasi B. M., 59 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë veprime të turpshme në publik, në prani të një shtetaseje.

Gjithahstu policia e Tiranës ka arrestuar dhe 5 persona të tjerë të cilët akuzohen ëpr vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë: Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- I. M., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa; 

- S. S., 20 vjeç, pasi është konstatuar duke shitur lëndë të dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 18 vjeç, pasi u kap duke vjedhur një biçikletë. Gjithashtu, nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

- Më datë 15.10.2021, i ka vjedhur biçikletën shtetasit R. K.;

- Më datë 18.11.2021, i ka vjedhur biçikletën shtetasit E. K.;

- Më datë 21.11.2021, i ka vjedhur biçikletën shtetasit A. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 22 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit N. Sh., 37 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 59 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë veprime të turpshme në publik, në prani të një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll