Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Çmendet” 42 vjeçari në Tepelenë, godet me thikë bashkëshorten, plagos edhe veten

Shkruar nga Newsbomb
“Çmendet” 42 vjeçari në Tepelenë, godet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku një 42 vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten dhe më pas dhe veten.

Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me  mjet prerës.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese