Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Çmendet” 31-vjeçari në Kavajë, i jep kokainë mbesës 14 vjeçe dhe e ngacmon seksualisht, më pas rreh gruan

Shkruar nga Newsbomb
“Çmendet” 31-vjeçari në Kavajë, i jep

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 31-vjeçar i cili i ka dhënë kokainë mbesës së tij të mitur 14 vjeçe, dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht, është arrestuar.

K.L., i cili më parë është dënuar për veprën penale “vjedhja”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit:

•K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll