Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Ç’ka Ka Qëllu”, restoranti me gatime tradicionale shqiptare shpallet ndër 100 më të mirët në New York

Shkruar nga Newsbomb

“Ç’ka Ka Qëllu” është një restorant shqiptar, një ndër 100 më të mirët në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prestigjiozja amerikane “The New York Times” ka publikuar një listë me restorantet më të mirë në qytetin më të populluar të SHBA-së, ku nuk mund të mungonte kuzhina me gatime tradicionale shqiptare.

Në garë ishin gjithsej 27 mijë restorante, por  “Ç’ka Ka Qëllu” ka veçuar me ushqimet vetëm autentike shqiptare. Pronari i restorantit është shqiptari nga Kosova, Ramiz Kukaj

Restoranti gatuan vetëm ushqime tradicionale të Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa në ambiente ka të ruajtura edhe objekte tradicionale të vendeve tona të cilat pronari ka dërguar deri në Amerikë. Restoranti është i hapur në dy vende, Bronx, Manhattan dhe Stamford Ct. Restoranti shqiptar arriti të sigurojë vendin 94.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese