Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Civilët bëjnë “namin”, gjobiten më shumë se 1 mijë drejtues mjetesh, “kapen mat” rebelët që bëjnë parakalime të gabuara (VIDEO)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d4c5f92302d7f3f7deb6a207c7761596

Policia e Shtetit vijojn kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë gjobitur 1301 drejtus.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat 11 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Drejtoria e Policisë Rrugore

Vijojnë kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe:

  • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
  • Janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat 11 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1301 masa administrative, të ndara si më poshtë:

234 masa administrative për parakalime të gabuara.

149 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

83 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

78 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

45 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

467 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar.

245 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. 

#MosUbejStatistike

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img