Hapësire reklamuese

Politikë

Çitaku: Pse Vjosa Osmani e Albin Kurti e urrejnë Edi Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Çitaku: Pse Vjosa Osmani e Albin Kurti e urrejnë Edi Ramën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla-Schëarz.

Kjo pasi sipas saj asnjëri nga ta nuk reaguan për fjalimin e djeshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Çitaku tha se Osmani, Kurti dhe Gërvalla e urrejnë Ramën.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, tha Çitaku.

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ndër të tjera kërkoi rrëzimin e raportit të Dick Marty për trafik organesh në Kosovë, si dhe miratimin e një raporti të ri në OKB, që sado pak do të zhbëjë ato dëme të shkaktuara nga raporti fiktiv i Dick Marty.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll