Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çipa-Ninit: Je një censor real për median! S'ke të drejtë për të qenë tutor i ligjit

Shkruar nga Newsbomb
Çipa-Ninit: Je një censor real për median! S'ke të

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa e “ka vendosur me shpatulla pas muri” drejtuesin e Acromax Aldor Nini që doli sot paradite në emisionin e mëngjesit në Syri.tv tek “Kafe Shqeto” ku u përpoq të artikulonte një mal me gënjeshtra nën ombrellën e “mbrojtjes së të drejtave të autorit”.

Nini, në debat me Aleksandër Çipën i kërkoi këtij të fundit publikisht se pse Çipa nuk kishte shkuar ta takonte ndonjëherë, duke marrë përgjigjen shpotitëse të këtij të fundit se zoti Nini apo Acromax nuk përbënin ndonjë entitet të nevojshëm për tu takuar përsa kohë është një biznes privat.

E më pas, Aleksandër Çipa e ngriti nivelin e diskutimit te akuza dhe censura që vetë kjo kompani i bën medias dhe që është atakuar shumë herë prej saj.

Lexo edhe: Aldor Nini ballafaqohet me Fundon: Të kërkova të fshije foton ku Veliaj lëpinte qenin

“Krejt ligjërimi i zotit Nini deri në këtë fazë duket se na krijon imazhin e një censori real. Dhe pse unë nuk i ngatërroj dy gjërat: të drejtat e autorialit që unë i njoh dhe ky është një atribut që e keni në cilësinë e monitoruesit nuk e keni kurrë në cilësinë e ndërhyrësit. Sepse ndërhyrja është censurë. Ky atribut i cili nuk ju legjitimon juve është ankesa e mediumeve dhe editorëve online.

Nuk ka një ligj që e përfshin të drejtën e autorit te online. Ju pretendoni sikur jeni një tutor i ligjit e në fakt nuk e keni këtë atribut. Në mënyrën sesi e servirni publikisht arsyetimin është logjikë censuruese. Dhe madje vetë ndërhyrja që ju e pohoni është censurë”, tha Çipa gjatë emisionit.

Lexo edhe: Aldor Nini raporton mediat pa kontratë, e pranon “live”: Acromax, marionetë politike

Aldor Nini doli në mëngjes në ekranin e Syri.tv për të bërë viktimën dhe rolin e të persekutuarit pasi Anila Basha, botuese e Newsbomb.al e ka kallëzuar. Ndërkohë që mbi të rëndojnë dy akuza, e krimit kibernetik dhe shantazhit nëpërmjet faqeve në rrjete sociale që hapi për të shantazhuar ish të dashurën e vet dhe pas kësaj, një mori akuzash që i shpërthyen për vjedhje e krim kibernetik nga media dhe artistë.

I gjendur me pasaportë të bllokuar pas një vendimi gjykate, Nini u përpoq të bënte viktimën duke atakuar edhe drejtësinë shqiptare se me argumentimin se kështu bëhen punët në Shqipëri.

  • Përballjen e Aldor Ninit të Akromakth me gazetarin dhe botuesin Elvi Fundo e ndiqni në videon e mëposhtme – © Të drejtat e pamjeve nga youtube.com/@syritv/

Lexo edhe: ACROMAX  – MASHTRIMI ME 7 SHKRONJA

Lexo edhe: Letra për Tatimet: Acromax shpk dhe Faber digital shpk, të vërtetat e mashtrimeve financiare që i dini dhe nuk i hetoni! Pse? (DOKUMENTI)

Lexo edhe: Aldor Nini i “Acromax” dhunon ish-gruan! Ajo e denoncon në Polici: Më përndjek, më ka vënë GPS në makinë, kam urdhër-mbrojtje (DENONCIMI)

Lexo edhe: LETRA E PLOTË/ Si Acromax i pushtetit mashtroi artistët shqiptarë dhe tatimorët gjermanë (KËRKESA)

Lexo edhe: Regjistrohet për punësim si “Arkitekt”, pyetjet për Policinë shqiptare: Si është dhënë leja për shtetasin Aldor Nini, pronar i Acromax (INVESTIGIMI)

Lexo edhe: REPORTAZH NGA NJË SALLË KU BËHET “DREJTËSI”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese