Tirana
thunderstorm
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Çipa mbron policinë e kryeqytetit: Kemi nivel sigurie të kënaqshme

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa ka mbrojtur punën e uniformave blu në kryeqytet, duke e cilësuar sit ë kënaqshëm nga parametrat e sigurisë. I ftuar në News 24, kryepolici i Tiranës foli mbi ngjarjet më të bujshme kriminale, mbi hetimet që kanë spikatur por nënvizoi dhe kritikat që kanë marrë nga eprorët.

‘Kemi marrë disa kritika të cilat kanë qenë më së shumti të natyrës parimore. Bazë kanë qenë ridimensionimet e marrëdhënieve me qytetarëve e që në fakt kanë qenë dhe mbeten objektivat e policisë. Tirana është një qytet me parametra të kënaqshëm sigurie edhe pse ka një perceptim krejt të ndryshëm pasi rastet me eksploziv krijojnë pasiguri dhe panik. Por policia ka parandaluar shumë akte të tjera kriminale’’ tha Çipa.

‘’Për të gjitha grupet kriminale kemi të dhëna por duhet të lëmë hetimin të vazhdojë. Përplasjet mes grupeve janë të zakonshme por e rëndësishme është që nuk janë lënduar qytetarët. Ne nuk merremi me komente politike por kemi detyrë të godasim krimin. Kemi arrestuar shumë kriminelë, dhe një pjesë kanë dalë të lirë’’ shtoi drejtori i policisë së Tiranës, duke fajësuar direkt gjykatat.


Më shumë