Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Çim Peka “zbulon” lidhjet e Soros me mamanë e Antony Blinken dhe thotë: Nuk është kiamet të mos udhëtosh në SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Çim Peka komenton vendimin e DASH për të shpallur non-grata Sali Berishëndhe familjen e tij, duke thënë se “nuk është ndonjë kiamet po s’udhëtove drejt SHBA-së”.

Gjatë një debati me analistë të tjerë, Peka tha se Sali Berisha s’ka nevojë të mbrohet nga askush, pasi mbrohet vetë. Gazetari hodhi dyshime se vendimi është nxitur nga miliarderi amerikan George Soros përmes lidhjeve të tij me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Sipas Çim Pekës, George Soros, “ka themeluar në Hungari një fondacion me emrin e nënës së Antony Blinken”. Pra, pak a shumë gazetari po aludon se edhe Sekretari i Shtetit është nën ndikimin e George Soros, që e ka shumë inat Sali Berishën dhe kjo për rrjedhojë ndikoi në shpalljen non grata të tij.

Peka gjithashtu tha se shpallja e Berishës non-grata lidhet me dëshirën edhe të amerikanëve, për krijimin e një qeveria të përbashkët PS-PD, për të cilën Berisha nuk është dakord.

Pjesë nga deklarata e Çim Pekës:

Ajo që nuk duhet të ngatërrojmë, Berisha nuk ka nevojë për mbrojtje, se ai njeri mbrohet vetë. Pyetja që duhet të shtrojmë është, nëse PD mendon se ka nevojë për Berishën dhe nuk shkëputet prej tij, apo mendon se nuk ka nevojë dhe Berisha i jep kosto. Sali Berisha nuk ka nevojë të mbrohet, sepse nuk ka për çfarë të mbrohet, se nuk udhëtoi në Amerikë nuk është ndonjë kiamet. Nuk është goditje, por hapje rrugë për bashkëqeverisje. SHBA nuk ka shpallur non grata Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën.

…George Soros ka themeluar një fondacion në Hungari me emrin e mamasë ë Blinken (Sekretari i Shtetit).

George Soros nuk është peshë e lehtë për Sali Berishën. George Soros ishte peshë e rëndë edhe për Trump-in. E thotë gjithë administrata e tij. Kur është peshë e rëndë për presidentin amerikan, nuk qenka për ish kryeministrin shqiptar?

Ata që e relativizojnë ose ulin ndikim e tij e bëjnë me qëllim, janë pjesë e propagandës. Nëse ka një njeri në Ballkan që i ka qëndruar përballë është Berisha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img