
Gazetari Çim Peka ka shpëthyer ndaj Mirel Mërtirit, teksa i tha se nuk tregoi asgjë për paratë e vjedhur për inceneratoein e Tiranës.
Paka u shpreh se në këtë dalje Mërtiri i kishte dalur në mbrojtje Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Moderatori nuk e la as të përfundonte fjalën Mërtiri, teksa i tha “kthe parat dhe ik”.
“Kaq të vështirë e keni të thoni se këto aksione nuk ishin tonat na i detyroi ai që na i dha sepse janë të Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Ju keni dalur për të pastruar ata dhe bëni pis tjera. Ju jeni i zhytur, keni marrë 130 milionë euro. Me këtë që ke deklaruar vetëm, deklaroni që keni vjedhur.
Nuk të çon dot Veliaj mesazhe e të thotë se çfarë duhet të thuash. Ti po fsheh bonuset nga një kompani që nuk ekziston. E ti hedh akuza ndaj SPAK. Kthe paratë dhe ik, mbylle ekranin”, tha Peka ndër të tjera.