Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Çim Peka përplaset me Andi Bushatin për Shën Terezën: E gjetëm armikun, është Vito Kapo

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Çim Peka kritikon transmetimin live të Top Channel, drejtuar nga Sokol Balla dhe të ftuarit e tij në studio lidhur me raportin që Nënë Tereza kishte me Shqipërinë komuniste, duke e quajtur propagandë që rrezikonte ta nxirte Shën Terezën si “Rilindase”.

Peka ka ironizuar në një koment analistin Andi Bushati pas veprimit të tij për të postuar në Facebook një shkrim denigrues për Nënë Terezën, në mediat e huaja.

Çim Peka në Facebook:

“Shën Tereza”, e zbuluam armikun. Është gjyshja e Andi Bushatit! “Në Meksikë Nënë Tereza i ishte afruar Vito Kapos dhe i kishte thënë se jam shqiptare, por Kapo nuk kishte pranuar ta takonte.

Më pas Reiz Malile dhe Ramiz Alia e kishin mirëpritur në vitin 1989. Nënë Tereza kishte vendosur edhe lule tek varri i Enver Hoxhës”.

Kjo ishte ajo çfarë u tha në transmetimin live në “Top channel”, nga të ftuarit e Sokol Ballës për raportin që Shqiperia komuniste kishte pas me shenjtoren Tereza. Asnjë fjalë më shumë. As se si regjimi i Hoxhës kishte refuzuar edhe ndërhyrjen e Presidentit Regan dhe Vatikanit që ajo të lejohej të vizitonte familjen e vet që po shuhej në Shqipëri.

Sipas tv-së se propagandës së Edi Ramës, i gjithë problemi i regjimit me Nënë Terezën kishte qënë gjyshja e Bushatit. Dhe Andi, që në shumë raste i punon edhe logjika me rrokje, vrapoi të postonte në profilin e tij një shkrim denigrues për Shën Terezën nga media të huaja. A thua se po justifikonte gjyshen. Bushat, mos u komplekso nga propaganda e Ramës nëpërmjet “Ballës 2”.

Pse, po të ishte Neta në vend të Vitos do ti hidhej në qafë për ta përqafuar Nënë Terezën? Apo nëna e këtij gazetarit që paska ditelindjen nesër, bash ditën e vdekjes së Gonxhe Bojaxhi. Mos u mbro Bushat, nuk ke arsye të mbrohesh. Njëlloj si Vito do të bënte edhe Neta, gruaja e Kristaqit që firmosi varjen e poetit disident bash në vitet që Ramiz Alia lejoj Nënë Terezën të vizitonte Shqipërinë.

Ps: Po të vazhdonte edhe pak transmetimi live i ceremonisë, Balla i top canalit me shumë gjasa do ta prezantonte Shën Terezën si “Rilindase”. Disa media online e bën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img