Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Nga muzika në botën e drejtësisë, Çiljeta Xhilaga diplomohet për Kriminologji

Shkruar nga Newsbomb
Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Çiljeta Xhilaga sapo është diplomuar për Kriminologji Sociale. Nëpërmjet disa fotove në rrjetin e saj social në Instgram, këngëtarja e cila është shkëputur prej kohësh nga bota e muzikës dhe jeta publike, bën me dije se këtë vit përfundoi studimet e nivelit master në degën e Kriminologjisë Sociale në Universitetin e Drejtësisë. Çiljeta thotë se aktualisht po angazhohet pranë Klinikave të Ligjit. Gjithashtu Çiljeta ka postuar edhe një foto me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili mbajti dje një fjalim për studentët në Universitetin e Drejtësisë, që sipas këngëtares frymëzoi çdo student që ishte i pranishëm në auditor. “Arti dhe Dija kane ecur paralelisht në jetën time. Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike,kete vite sapo mbylla nje master ne Kriminologji sociale ?nje dege që më ka terhequr gjithmone. Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore. Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi! 2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua, Çilli. Një falenderim për Ministrin e drejtësise Ulsi Mnaj që sot në fjalimin që mbajti frymëzoi cdo student te pranishëm”, shkruan Çiljeta në Instagram.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese