Hapësire reklamuese

Showbiz

Çiljeta dhe Albani e bëjnë lidhjen familjare, zbulohet marrëdhënia e këngëtares me kunatat (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Marrëdhënia e këngëtares Çiljeta Xhilaga me portierin e skuadrës së Partizanit Alban Hoxha është komentuar shumë në media.

Ndonëse dyshja nuk ka preferuar të flasë për mediat, ata u përfolën pak kohë më parë për krisje mes tyre, madje edhe për ndarje.

Mirëpo këtyre dyshimeve i ka dhënë fund Çiljeta, e cila tregon se lidhja e tyre tashmë është bërë familjare.

Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku shihet në makinë me dy kunatat e saj dhe fëmijët, duke zbuluar kështu se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë.

“Me kunatat”, shkruan Çiljeta krahas videos ku shihen të lumtura pranë njëra-tjetrës, teksa dëgjojnë muzikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu