Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Cili ishte vendimi i Gjykatës së Lartë në SHBA për abortin, që u rrëzua nga vetë ajo pas 50 vjetësh?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aborti u bë i ligjshëm në të gjithë SHBA-në pas një vendimi ligjor historik në 1973, i referuar shpesh si rasti Roe kundër Wade. Por me një vendim të disa orëve më parë, me shumicë gjyqtarësh 6 – 3, aborti u ndalua për të gjitha nënat në Amerikë.

Aborti bëhet menjëherë i paligjshëm në 22 shtete amerikane, ndërsa shtetet e tjera pritet të vendosin më vonë. Por përse ky ligj që orë më parë u shpall i paligjshëm quhej Roe kundër Wade (Roe v Wade)?

albsig

Në vitin 1969, një grua beqare 25 vjeçare, Norma McCorvey, duke përdorur pseudonimin “Jane Roe”, sfidoi ligjet penale të abortit në Teksas. Shteti e ndaloi abortin si antikushtetues, me përjashtim të rasteve kur jeta e nënës ishte në rrezik.

Mbrojtësi i ligjit kundër abortit ishte Henry Wade – prokurori i qarkut për Dallas County – prandaj nga atëherë ai quhej Roe v Wade. Zonja McCorvey ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur ngriti çështjen dhe pretendoi se ishte përdhunuar. Por çështja u refuzua dhe ajo u detyrua të lindte.

Në vitin 1973 apeli i saj u dërgua në Gjykatën e Lartë të SHBA, së bashku me atë të një gruaje 20 vjeçare nga shteti i Xhorxhias, Sandra Bensing.

Gjyqtarët e lartë argumentuan se ligjet e abortit në Teksas dhe Xhorxhia binin ndesh me Kushtetutën e SHBA-së, sepse ato shkelin të drejtën e një gruaje për privatësi. Me një votim 7 – 2 atë vit Gjykata e Lartë i hoqi të drejtën qeverive për të ndaluar abortet.

Ata vlerësuan se e drejta e një gruaje për të ndërprerë shtatzëninë mbrohej nga kushtetuta amerikane.

Si i ndryshoi rasti të drejtat e grave?

Rasti krijoi sistemin “tremujor” që lejonte:

  • një e drejtë absolute për një abort në tre muajt e parë (tremujorin) e shtatzënisë
  • disa rregullore qeveritare në tremujorin e dytë
  • shtetet kufizonin ose ndalonin abortet në tremujorin e fundit pasi fetusi i afrohet pikës ku mund të jetojë jashtë mitrës

Roe v Wade konstatoi gjithashtu se në tremujorin e fundit, një grua mund të bëjë një abort pavarësisht çdo ndalimi ligjor vetëm nëse mjekët vërtetojnë se është e nevojshme për të shpëtuar jetën ose shëndetin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img