Aborti u bë i ligjshëm në të gjithë SHBA-në pas një vendimi ligjor historik në 1973, i referuar shpesh si rasti Roe kundër Wade. Por me një vendim të disa orëve më parë, me shumicë gjyqtarësh 6 - 3, aborti u ndalua për të gjitha nënat në Amerikë.
Aborti bëhet menjëherë i paligjshëm në 22 shtete amerikane, ndërsa shtetet e tjera pritet të vendosin më vonë. Por përse ky ligj që orë më parë u shpall i paligjshëm quhej Roe kundër Wade (Roe v Wade)?
Në vitin 1969, një grua beqare 25 vjeçare, Norma McCorvey, duke përdorur pseudonimin "Jane Roe", sfidoi ligjet penale të abortit në Teksas. Shteti e ndaloi abortin si antikushtetues, me përjashtim të rasteve kur jeta e nënës ishte në rrezik.
Mbrojtësi i ligjit kundër abortit ishte Henry Wade - prokurori i qarkut për Dallas County - prandaj nga atëherë ai quhej Roe v Wade. Zonja McCorvey ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur ngriti çështjen dhe pretendoi se ishte përdhunuar. Por çështja u refuzua dhe ajo u detyrua të lindte.
Në vitin 1973 apeli i saj u dërgua në Gjykatën e Lartë të SHBA, së bashku me atë të një gruaje 20 vjeçare nga shteti i Xhorxhias, Sandra Bensing.
Gjyqtarët e lartë argumentuan se ligjet e abortit në Teksas dhe Xhorxhia binin ndesh me Kushtetutën e SHBA-së, sepse ato shkelin të drejtën e një gruaje për privatësi. Me një votim 7 - 2 atë vit Gjykata e Lartë i hoqi të drejtën qeverive për të ndaluar abortet.
Ata vlerësuan se e drejta e një gruaje për të ndërprerë shtatzëninë mbrohej nga kushtetuta amerikane.
Si i ndryshoi rasti të drejtat e grave?
Rasti krijoi sistemin "tremujor" që lejonte:
- një e drejtë absolute për një abort në tre muajt e parë (tremujorin) e shtatzënisë
- disa rregullore qeveritare në tremujorin e dytë
- shtetet kufizonin ose ndalonin abortet në tremujorin e fundit pasi fetusi i afrohet pikës ku mund të jetojë jashtë mitrës
Roe v Wade konstatoi gjithashtu se në tremujorin e fundit, një grua mund të bëjë një abort pavarësisht çdo ndalimi ligjor vetëm nëse mjekët vërtetojnë se është e nevojshme për të shpëtuar jetën ose shëndetin e saj.