Hapësire reklamuese

Politikë

Cilët janë gjashtë Komisionet Hetimore që kanë nxjerr opozitën nga Kuvendi

Shkruar nga Newsbomb
Cilët janë gjashtë Komisionet Hetimore që kanë nxjerr
Opozita është duke protestuar prej më shumë se dy javësh në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, duke paralizuar punën në seancat plenare dhe në komisionet përkatëse. Situata agravoi dje, kur disa deputetë u përplasën fizikisht dhe karriget u bënë "kapicë" para foltores. Shkak për këtë situatë jonormale në institucionin ku hartohen dhe miratohen ligjet për funksionimin e shtetit shqiptar, është bërë rrëzimi i gjashtë Komisioneve Hetimore. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i drejtuar nga Gazment Bardhi dhe i mbështetur nga deputetët e grupimit të Berishës, kërkojnë llogaridhënie nga kryeministri, ministrat dhe zyrtarët e lartë të shtetit për rastin "McGonigal", koncesionet në shëndetësi, skandalin e TIMs, etj.

Ja cilët janë gjashtë komisionet hetimore të propozuara nga opozita:

  1. Komisionin Hetimor Parlamentar për skandalin Rama – McGonical, firmosur nga 44 deputetë;
  2. Komisionin Hetimor Parlamentar për abuzimin me përdorimin e charterave privatë gjatë periudhës së pandemisë, firmosur nga 35 deputetë;
  3. Komisionin Hetimor Parlamentar për  Marrëveshjen e Portit të Durrësit, firmosur nga 35 deputetë;
  4. Komisionin Hetimor Parlamentar për 4 koncesionet (PPPs) në shëndetësi, firmosur nga 45 deputetë;
  5. Komisionin Hetimor Parlamentar për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe TIMs, firmosur nga 45 deputetë;
  6. Komisionin Hetimor Parlamentar për konfliktin e interesit, firmosur nga 45 deputetë.
Kolegët socialistë nga ana tjetër, janë munduar të vazhdojnë jetën parlamentare duke u diskutuar dhe votuar në ambiente të përkohshme brenda Kryesisë së Kuvendi. Dhjetë ditë më para, ata përjashtuan përmes Komisionit të Etikës disa deputetë demokratë që penguan zhvillimin normal të seancave plenare. Ndërkohë, e njëjta masë po kërkohet të merret dhe për situatën e krijuar në seancën e djeshme, 2 Nëntor 2024.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese