Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Cilët hajdutë duhet të votojmë?

spot_img

Lajme të ngjashëm

KRYETARI… KU TA KETË!

Si e “vranë” deputetin!

Fant spathi apo derr maç!

Mutacioni ‘Ballakumja’!

7c4f0eaa13dde2a8b24116cc3cda887c

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Ky shkrim vlen vetëm për ata që mendojnë se partitë tona politike janë banda të organizuara kriminale dhe ne jemi të detyruar të zgjedhim për të qeverisur atë më pak të keqen! Nëse prekeni kur ju përmendin partitë, ju sugjeroj të mos vazhdoni më poshtë!

———–

Mendoni sikur keni në pronësi dy shtëpi private, pranë njëra tjetrës; në njërën banoni vetë dhe tjetrën e keni lëshuar me qira. Këto janë të vetmet të ardhura që ju keni dhe me to mbani familjen. Me qiraxhinjtë keni bërë një kontratë katër vjeçare dhe ata kanë premtuar se do të jenë të rregullt në pagesa, përveç se do ta mirëmbajnë shtëpinë.

Tre muajt e parë, qiraja ju erdhi në kohë. Në tre muajt që pasuan, kishte vonesa të vogla, por jo problematike. Ju toleruat. Në fund të vitit të parë, menduat të futeni njëherë brenda shtëpisë dhe të shikoni gjendjen. Shtëpia ishte e pastër, por orenditë kishin lëvizur nga vendi. Kjo nuk ju pëlqeu, por përsëri toleruat.

Në dy vitet që pasuan, gjërat filluan të përkeqësohen. Qiraja nuk ju erdhi kurrë në kohë dhe brenda në shtëpi ndodhnin ndryshime që juve ju mërzisnin, por që mund të shkonin në vend pasi të iknin këta qiraxhinj të shpifur. Ju vazhdimisht ankoheshit por ata herë bënin indiferentin, herë ju merrnin me të mira, herë ju tregonin kontratën!

Viti i katërt dhe i fundit i biznesit tuaj me këta maskarenj, ishte gati i padurueshëm. Qira nuk vinte fare dhe ju u ankuat në polici. Policia mbante gjithnjë anën e tyre. Bëtë padi në gjykatë, por gjykata u dha të drejtë qiraxhinjve. Të bezdisur e të shqetësuar sa s’ka, ju hoqët dorë nga qiraja dhe mezi prisnit që të vinte data e mbarimit të kontratës!

Ditën e dorëzimit të shtëpisë, ndodhi diçka e papritur. Qiramarrësi ju dha në dorë paratë e disa muajve të papaguar dhe ju premtoi se, nëse bënit një kontratë tjetër me të, ai do të shlyente edhe pjesën e mbetur të borxhit. Përveç kësaj, i kishte dhënë një bojë mureve dhe kishte vendosur ca zbukurime me drita në shtëpi. Për t’ju bindur, kryefamiljari ju tregoi se si vëllai i tij i vogël, ai që shkaktonte çdo problem, ishte larguar përfundimisht. Ai dukej kaq i sinqertë, kaq i penduar dhe me humorin e tij të veçantë, ju bindi për një kontratë tjetër katër vjeçare!

Katër vitet që pasuan ishin të tmerrshme! Qira jo e jo, por ç’nuk i bënë shtëpisë! Luajtën gjithçka nga vendi, bënin party të çmendura deri në mëngjes, shitën orenditë, ndërtuan në oborr! Ju, të llahtarisur u munduat të futeni me forcë në pronën tuaj dhe t’i dëbonit, por ishte e pamundur. Ata mbroheshin nga policia, nga drejtësia madje edhe nga disa komshinj. Dikur u lëshuan një kat qiraxhinjve të tjerë dhe u merrnin qira atyre! Në vend që të shpenzonin, fitonin për vete! Nuk mjafton kjo, por ju kanë bërë edhe një ofertë për t’ju blerë edhe shtëpinë tjetër, atë ku banoni ju. Një ofertë qesharake për shtëpinë që ju nuk keni ndërmend ta shisni!

Mezi po prisni të vijë data e përfundimit të kontratës dhe ti shporrni ata zullumqarë që ju hëngrën hakun, ju shkallmuan pronën dhe tani po përpiqen të futen në shtëpitë tuaja!

Ndërkohë, shtëpinë e qirasë jua kanë kërkuar disa qiraxhinj të tjerë, po ata që keni pasur para këtyre! Edhe ata hajdutë e mashtrues kanë qenë ato tetë vjet, por nuk ua katandisën shtëpinë si këta!

Keni dy rrugë, të shisni gjithçka e të emigroni, ose të qëndroni.

Nëse qëndroni, duhet të vendosni me gjakftohtësi dhe mençuri; shtëpinë t’ua lini këtyre që keni apo t’i nxirrni këta dhe t’ua lëshoni atyre të tjerëve!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img