Inspektorati Qendror Teknik (IQT) ka intensifikuar kontrollet në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazoilëve dhe gazit të lëngshëm në vend, me qëllim rritjen e sigurisë dhe cilësisë së karburanteve në treg.
Sipas të dhënave zyrtare të institucionit për këtë vit, janë vendosur 224 gjoba, me një vlerë mesatare 582,812 lekë secila.
Ndërsa inspektimet janë kryer në të gjitha bashkitë e vendit, teksa IQT sqaron se është rritur ndjeshëm arkëtimi i gjobave.
Gjatë periudhës janar-qershor janë arkëtuar 46,440,282 lekë nga gjobat, ndërsa në 6 muajt e parë të 2015 ishin arkëtuar vetëm 340.102 lekë me një rritje prej 13,5%.
IQT ka analizuar 475 mostra (karburanti) në subjekte të tregtimit me shumicë e stacione të karburanteve, si dhe dokumentacionet e furnizimit.