Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Cilësia e dobët e punimeve nga “SALILLARI”, ironizon Meta: Kështu është kur e puth në ballë në vend që t’i kërkosh llogari

spot_img

Lajme të ngjashëm

c2071be6da875b5aab3a5887b5bdc982

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ishte në qytetain e Vlorës, ku gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët komentoi edhe rrugën e prishur të Borshit, e ndërtuar nga firma “Salillari”.

Ai tha se kjo ndodh në rastet kur personat që duhet t’i kërkojnë llogari kompanisë së ndërtimit, i puthin në ballë pronarët e këtyre kompanive që nuk i bëjnë rrugët ashtu siç duhet, duke iu referuar rastit kur kryeministri Rama puthi në ballë pronaruin e kompanisë “Salillari”, Pëllumb Salillarin.

“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”, tha Meta.

Kujtojmë se rruga e Borshit e ndërtuar nga firma “Salillari” u shemb disa ditë më parë për shkak të reshjeve të shiut, të cilat nxorën në pah cilësinë e dobët të punimeve nga kjo kompani.

Por cilësia e dobët e punimeve e firmës “Salillari” ka dalë në pah edhe në aksin Çorovodë-Përmet, për të cilën kjo kopmani ka përfituar 1.2 miliardë lekë për ndërtimin e këtij segmenti, gjithashtu i dëmtuar nga reshjet e shiut.

Më shumë

spot_img